Qëllimi ynë

Kolegji Preka kërkon t’iu ofrojë studentëve të njëjtin pasion dhe dëshirë mësimdhenieje që Jezusi iu ofronte miqve të tij. Për këtë arsye, Krishti si mësues është modeli të cilit ne duam ti përngjasojmë mënyrën e mësimdhenies.

Të frymëzuar nga thirrja e Shën George Preca, kolegji ynë ka për qëllim t’u edukoje nxenësve virtytet e modestisë dhe vullnetit. Në Kolegjin Preka ne vijojmë rutinën tonë të përditshme duke u ndricuar nga prezenca e Zotit.

Për të ofruar një edukim të plotë si nga ana mësimore ashtu edhe nga ana e karakterit dhe e vlerave në shoqëri ne i inkurajojmë studentët të zhvillojnë dhe demonstrojnë talentet e tyre duke iu ofruar atyre mbështetjen maksimale për marrjen e të gjitha njohurive të nevojshme.

Misioni ynë

Me anë të kurrikulës së mirëbalancuar dhe të provimeve sfiduese, Preka ka për qëllim të ndihmoje studentet të kuptojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre duke u dhënë atyre eksperiencën e nevojshme maksimale që ambjentet e shkollës mund të ofrojnë. Gjithashtu nxënësve u mësohet se si ta perdorin eksepriencën e fituar në klasë dhe jashtë saj. Përvec standardeve të larta akademike dhe intelektuale rëndesi e veçantë u është kushtuar edhe idealeve të të qënit një qytetar i përgjegjshëm dhe me vlera. Studentët kanë për qëllim të bëhen kritikë dhe opinionistë të përkushtuar, lexues të mirë, dëgjues të mirë, të aftë të marrin pjesë në debate lokale dhe ndërkombetare, mirëdashës dhe të shpërndajnë humanizem kudo që do të ndodhen duke respektuar kulturat dhe traditat e të gjithë njerëzve dhe duke u bërë kështu të pasur shpirtërisht.

Mendimi kritik, të kuptuarit e vlerave, ndërlidhja e njohurive, roli i shkencës dhe teknologjia në edukim do ti ndihmojë ata të bëhen qytetarë të botës dhe poliglotë.

Influence të madhe në edukimin e studentëve kanë vlerat dhe sjelljet që u mësohen në komunitetin e shkollës të cilat ndihmojnë në të ardhmen e studentëve.

 Vizioni ynë

Si një institucion edukimi, ne e shohim veten si një rrjet më i gjerë edukimi që përfshin dhe territorin lokal dhe atë Europian. Ne jemi të hapur kundrejt të gjitha mendimeve dhe planifikimeve të shkollave të tjera për tú përfshirë në aktivitetet edukuese që ato organizojnë.

Shkolla jonë beson në përfshirje dhe ne punojmë fort për ta bërë idealin tonë realitet. Me përfshirje ne nënkuptojmë se çdo student pavarësisht mundësive, ka dicka për të kontribuar tek shkolla jonë dhe bashkimi i të gjtha këtyre kontributeve e bën shkollën një familje të plotë dhe të bashkuar.

Ndërkohë që cdo detyrë e jona përpiqemi të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme në varësi të mjedisit dhe mundesive, ne besojmë se detyra jonë është ti kontribuojmë shoqerisë të ndajmë me të atë që ne marrim.  

Duke ditur se po jetojmë në një botë ku vlerat bazike sfidohen vazhdmisht, ne jemi fokusuar në ndërtimin dhe përforcimin e kritikes së nxënësve për të vlerësuar cfarë është e drejtë dhe cfarë është e gabuar. Ne besojmë se po ia dalim mbanë të zhvillojmë dhe përforcojmë keto vlera tek studentët tanë, gjithashtu në bashkepunim me prinderit dhe kujdestarët e tyre, të cilet na kanë besuar ndër vite.

Pikat tona të forta

Kolegji Preka fokusohet tek aspektet e mëposhtme:

Kujdesi individual

Kolegji Preka ofron një mjedis të ngrohtë dhe familjar i cili i lejon studentët dhe stafin të jenë të bashkuar dhe të pranuar tek njeri-tjetri. Askush nuk lejohet të lihet pas, pasi të gjithëve u garantohet ndihmë e vazhdueshme. Kolegji Preka respekton të gjitha besimet individuale të studentëve duke u ofruar njëkohësisht një sistem ekukativ të bazuar tek Gospel dhe shpirtërisht tek Shën George Preca.

Pranimi i studentëve

Shkolla jonë pranon studentë nga pesëmbëdhjetë tek tetëmbëdhjetë vjec pa diskriminim race, besimi fetar, apo cfarëdo lloj tjetër diskriminimi. Studentët pranohen pas pjesëmarrjes dhe fitimit të Provimit të hyrjes në Anglisht dhe Matematikë.

Ana akademike

Sic edhe vihet re nga varieteti i madh i lëndeve që shkolla jonë ofron, cilësia e mësimdhenies dhe transmetimi i njohurive janë një traditë gjithmonë e vlerësuar maksimalisht nga ne. Tek Preka ne vleresojmë të gjitha të drejtat e nxenësit ndërkohë që kërkojmë dhe prej tyre të shfaqin plotësisht mundesitë e tyre.

Qëllimi kryesor është ti drejtojmë studentet tanë drejt suksesit jo vetëm në shkollë por edhe në provimet e Maturës Shtetërore dhe më tej në universitete. Më shumë e gjysma e ish-studntëve tanë kanë zhvilluar studimet e larta jashtë Shqiperisë, kurse pjesa tjetër brenda vendit.

Mjedisi dhe kujdesi

Me ndihmën e gjithsecilit, shkolla jonë ka një mjedis të pastër dhe të sigurt. Ne vazhdimisht kujdesemi për mjedisin që na rrethon duke printuar, duke përdorur energjinë dhe ujin në menyrë eficente. Kolegji ka termoizolim dhe panel diellor për ngrohjen e ujit.