Pranimet

Kolegji Preka mirëpret të gjithë personat e interesuar pa dallim race, feje, gjinie apo statusi social. Nxënësit pranohen pasi kanë kaluar më sukses provimin hyrës në Matematikë dhe Anglisht.

 

Kushtet e Pranimit

Nxënësit që janë në klasë të nënte të shkollave 9-vjeçare mund të aplikojnë për të marrë pjesë në Provimin e Hyrjes. Regjistrimet pranohen në data 1 -15 Qershor nga ora 8:00 në 13:00. Provimi i Hyrjes do të mbahet në 30 Qershor 2020. Klikoni këtu për të hapur Formularin e Aplikimit.

Dokumentat që nevojiten

Dokumentat e mëposhtme duhen për të marrë pjesë në Provimin e Hyrjes:

                          1. Formulari i Aplikimit (Klikoni ketu)
                          2. Një foto pasaporte
                          3. Çertifikatë lindje me foto
                          4. Tarifë regjistrimi 500 lekë

 

Provimi Hyrës

Tezat krijohen dhe korrigjohen në Maltë. Pas korrigjimit, pikët që ka marrë në secili nxënes në provim mblidhen për të llogaritur rezultatin e përgjithshëm. Nxënësit renditen sipas vlerësimit të përgjithshëm në provim. Numri i nxënësve që pranohen percaktohet nga stafi drejtues i shkollës.

rRezultatet publikohen rreth mesit të korrikut. Nxënësit që kalojnë provimin e hyrjes duhet të regjistrohen në datat e përcaktuara. Për regjistrim dokumentat e mëposhtme nevojiten:

                                                                  1.  Dëftesa e shkollës 9-vjeçare së bashku me një kopje
                                                                   2. Kartela e vaksinave

 

Teza të provimeve të kaluara

Jeni të interesuar? Na kontaktoni!

Jemi të gatshëm për t’ju informuar!

Kontakt